Do të ketë rritje të lehtë të pensioneve, tha Rashiq në Gjilan

Gjilan, 23 gusht - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, të hënën në Gjilan ka përsëritur se do të ketë ngritje pensionesh, por nuk ka specifikuar se cila do të jetë përqindja e kësaj rritjeje. Ndërsa ka shtuar se draftligji që është në përfundim e rregullon statusin e pensionistëve. Ai ka nënvizuar se sipas mundësive buxhetore që kemi, do të ketë rritje të lehtë apo modeste të pensioneve.
"Shpresojmë se deri në fund të vitit, ligji do të rregullohet teknikisht dhe do të jetë në Parlamentin e Kosovës. Këtë që po e bëjmë, po e bëjmë në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar e me Bankën Botërore, të cilat kanë rol kyç", ka thënë Rashiq, sipas të cilit kjo ngritje pensionesh do të rregullohet me ligj, i cili
është në përfundim.