Policia e Kosovës merr përgjegjësinë nga KFOR-i për sigurimin e Manastirit të Graçanicës

Prishtinë, 23 gusht - Policia e Kosovës, bazuar në Ligjin për trashëgimin kulturore fetare dhe obligimet e dala nga Propozimi Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës i Martti Ahtisaarit, nga sot ka marre nën përgjegjësi sigurimin e Manastirit të Graçanicës nga trupat e KFOR-it.
Pranimi i përgjegjësive për sigurimin e Manastirit të Graçanicës është një hap i madh në procesin e forcimit gjithnjë më të madh të përgjegjësisë së PK-së në Kosovë, duke qenë se Policia e Kosovës do t’i ruajnë zonat më të çmueshme kulturore dhe fetare në Kosovë, thuhet në komunikatën e policisë.
Ky veprim reflekton situatën e përmirësuar të sigurisë në Kosovë dhe besimin që KFOR-i ka në aftësinë e Policisë së Kosovës për ta përmbushur këtë detyrë të rëndësishme.
Policia e Kosovës, deri më tani siguron 174 objekte kulturore fetare (18 objekte me sigurim statik 24/7 ndërsa objektet tjera fetare mbulohen me patrullime), dhe deri më tani nuk është raportuar për asnjë incident sa i përket sigurimit të këtyre objekteve.
PK-ja ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe profesionale që të marrë përgjegjësinë për siguri edhe të objekteve tjera fetare të cilat vazhdojnë të jenë në përgjegjësinë e KFOR-it, pas vlerësimeve të përbashkëta, thuhet në komunikatë.