Ambasadori i Norvegjisë falenderon Berishën për TAP dhe Kaskadën e Devollit
TIRANE- Gazjellësi TAP ka qenë në qendër të takimit mes kryeministrit në detyrë Sali Berisha dhe ambasadorit te Norvegjise Jan Braathu.
Zyra për shtyp bëri me dije se kryeministri shprehu bindjen se projekti i TAP-it si një projekt ndër rajonal do të shërbejë si një themel i fortë për marrëdhënie miqësore dhe për një bashkëpunim ekonomik të fortë ndër rajonal. Ndërkohë, që sipas tij projekti i TAP-it dhe i Devollit janë projektet më të mëdha e më të rëndësishme që Shqipëria ka pasur ndonjëherë me një ndikim domethënës në ekonominë kombëtare.
Ndërsa, ambasadori norvegjez përgëzoi reformat e ndërmarra kryesisht në fushën e teknologjisë, teksa shprehu mbështetje ndaj Shqipërisë, sikurse inkurajoi vazhdimin e tyre për të mundësuar integrimin e plotë të Shqipërisë në BE
(e.m/BalkanWeb)