Automobilat më të shpejtë në vitin 2013
Edhe pse ende janë disa muaj deri në përfundimin e vitit, adhuruesit e automobilave janë duke “ecur para kohe” dhe po diskutojnë se cilët automobila do ta shënojnë vitin 2013.
Disa janë “më përtokë” dhe pyesin se çfarë çmime sillen rreth automobilave të rinj, sa janë ekonomik, pra sa i përket harxhimit të karburanteve, por ka edhe të atillë që “nuk i njohin kufijtë” dhe dëshirojnë ta dinë sa më parë se cilat makina do ta kenë shpejtësinë më të madhe, pra cilët do të jenë automobilat më shpejt për këtë vit dhe ata dëshirojnë t’i blejnë. Ja lista e dhjetë automobilave më të shpejt në vitin 2013.
Këtu do ta paraqesim renditjen nga ai “më i ngadalshmi” Ferrari 458 Italia deri te ai më i shpejti, Bugatti Veyron Super Sport . Kjo përzgjedhje është bërë nga ueb-sajti “TotalCarScore.com”.
- Ferrari 458 Italia: Kompania “Ferrari” është themeluar si prodhues i automobilave për gara, por ky prodhues dy dekada më vonë filloi me prodhimin e modeleve “të zakonshëm”. Ferrari 458 Italia paraqet rikthim në traditën e hershme të kompanisë.
Teknologjia e përdorur në prodhimin e këtij modeli vjen nga përvoja e “Ferrari-it” nga Formula 1. Rezultati është mekanika shumë e avancuar e tërheqjes, e cila si rezultat e ka shpejtësinë maksimale prej 323 kilometra në orë. Kjo makinë e posedon motorin prej 562 kuaj fuqi, V8 me vëllim prej 4.5 litra. Çmimi momental i këtij automobili është 229.825 dollarë.
- Lamborghini Gallardo LP 570-4 Superleggera- Prodhuesi italian i veturave luksoze gjithmonë ka zgjidhje të cilat kombinojnë forcën, shpejtësinë dhe glamurin, ndërsa Gallardo LP 570-4 Superleggera e vitit 2013 e vazhdon këtë traditë.
Shpejtësia maksimale e kësaj makine është ndalur në 325 kilometra në orë. Motori që e posedon është ai me 562 kuaj fuqi, V10 me vëllimin prej 5.2 litra. Çmimi i Lamborghini Gallardo LP 570-4 Superleggera është 237.600 dollarë.
- Chevrolet Corvette ZR1: Prodhuesi Corvette tashmë është i dëshmuar si prodhues i automobilave super të shpejt sportiv, ndërsa modeli ZR1 për vitin 2013 jo vetëm që e vazhdon këtë traditë, por është shumë më i mirë sesa të gjithë modelet paraprak të këtij prodhuesi. Chevrolet Corvette ZR1 me 638 kuaj fuqi jo vetëm që është modeli më i fuqishëm në historinë gjashtëdhjetë vjeçare të kësaj kompanie, por me maksimalet 338 kilometra në orë është më i shpejti. Fuqinë prej 638 kuaj fuqi e ofron motori V8, 6.2 litra (Supercharged). Çmimi i këtij automobili është 111.600 dollarë.
- Bentley Continental GT Speed: Gjatë shekullit të kaluar “Bentley” ka prodhuar modele luksoze me performanca të larta, ndërsa Continental GT Speed i këtij viti e vazhdon këtë traditë. Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 330 kilometra në orë. Bentley Continental GT Speed ka motorin gjashtëlitërsh W12 (Twin Turbocharged) që i zhvillon 616 kuaj fuqi. Kjo makinë kushton hiq më pak e as më shumë po 234.000 dollarë.
- McLaren MP4-12C: Gjatë viteve ‘90 të shekullit të kaluar “McLaren” e prodhoi F1, serinë e kufizuar të automobilit që arrinte shpejtësinë maksimale prej 386 kilometra në orë, që është modeli më i shpejt “jo garues” në histori të automobilizmit. Modeli MP4-12C nuk e arrin këtë shpejtësi por edhe ky është shumë i shpejt. Shpejtësi maksimale i është ndalur në 330 kilometra në orë, ndërsa posedon motorin me 616 kuaj fuqi, atë V8 me 3,8 litara (Twin Turbocharged). Çmimi i makinës në fjalë sillet rreth 239.400 dollarë.
- SRT Viper: Shpejtësia maksimale që mund ta rrijë kjo veturë është 331 kilometra në orë. Vështirë që mund t’i kemi të gjitha detaje për modelet e këtij lloji, për shkak në radhë të parë të natyrës së tyre “ekzotike”, si dhe për shkak se bëhet fjalë për modelet e vitit 2013. Por, vlerësimi që u bëhet specifikave zakonisht tregohet i saktë. SRT Viper ka motorin V10, 8.4 litra që i zhvillon 640 kuaj fuqi. Ky automobil e ka çmimin 100.000 dollarë.
- Ferrari FF: Dizajni i këtij modeli është pak më ndryshe nga modelet paraprake të “Ferrari-it” por edhe përkundër kësaj vetura në fjalë i qëndron besnik në masë të madhe “rrënjëve” të saj. Disa mund të vënë në pikëpyetje dizajnin e Ferrari FF, i cili vjen me katër ulëse dhe linjë më pak elegante të kulmit, por kur janë në pyetje performancat, këtu s’ka të diskutohet. Ky model është në përputhje të plot me traditën më të mirë të kompanisë. Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 335 kilometra në orë të cilat i mundëson motori me 651 kuaj fuqi, ai V12 me vëllim 6.3 litra. Çmimi i Ferrari FF është 295.000 dollarë.
- Ferrari F12 Berlinetta: F12 Berlinetta i vitit 2013 nuk është modeli më i shpejt në historinë e “Ferrari-t”. Ky vend i takon modelit Enzo, i cili mund t’i zhvillonte 349 kilometra në orë, por edhe Berlinetta ka me çka të krenohet. Motori V12 me vëllim 6.3 litra dhe 730 KF e bënë modelin më të fuqishëm të kësaj kompanie i cili është futur në prodhim serik. Çmimi i Ferrari F12 Berlinetta është 343.385 dollarë.
- Lamborghini Aventador LP700: Lamborghini Aventador emrin e mori sipas “bishës” legjendare spanjolle në luftë me dema. “Lamborghini” ka një histori të gjatë në prodhimin e modeleve kulmor të cilët zhvillojnë shpejtësi shumë të madhe, ndërsa Aventador LP700 është më i riu në këtë varg. Dizajni i përcjell performancat, dhe deri dikur të rikujton në aeroplanët modern luftarak. Shpejtësinë maksimale që mund ta arrijë kjo makinë është 349 kilometra në orë. Lamborghini Aventador LP700 e ka motorin me 700 kuaj fuqi, atë V12 me vëllim prej 6.5 litra. Kjo veturë momentalisht kushton 376.000 dollarë.
Bugatti Veyron Super Sport: Bugatti Veyron Super Sport do të jetë modeli më i shpejt për vitin 2013. Nuk ka çka të thuhet më shumë... Shpejtësia maksimale e tij është 431 kilometra në orë. Posedon motorin me 1.200 kuaj fuqi, atë tetëlitërsh W 16 (Quad Turbocharged). Çmimi i kësaj makine është marramendës, 2.4 milionë dollarë.
(a.h / Zeri / BalkanWeb)