Kërcënohet me armë familja e gardianit: Frikë nga puna
MAT- Kërcënohen me automatik familjarët e gardianit të burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Lajmi konfirmohet nga vetë gardiani Abdi Kuka, i cili denoncoi rastin në TVNews24.
Gardiani në një lidhje telefonike për TVNews24 me gazetaren Ola Bruko , gardiani tha se ndihet i kërcënuar nga jeta për shkak të punës, pasi çdo ditë përballet me të dënuar të rrezikshëm, teksa i bëri apel shtetit për më shumë vëmendje.
“Jam kërcënuar me armë në oborrin e shtëpisë. Unë ndodhesha në Tiranë po bëhesha gati të shkoja në burgun e Fushë-Krujës se jam gardian. Familja telefonoi policinë. Por, nuk pati rezultat. Ndjehem i pasigurtë për shkak të detyrës. Jemi familjar mendoj se punojmë më devotshmëri, dhe kërkojmë më shumë rëndësi nga shteti. Punoj me grupin e gatshëm, jemi në përballje me te dënuar të përjetshëm, kryejmë aksione dhe kapi sende të ndalura. Dhe gjendemi përballë pasigurisë në rrugë dhe familje. Kemi pasur shume raste, një kolegut tonë i vodhën makinën. Nuk kemi përkrahje nga shteti”, tha gardiani.
Gardiani theksoi se dy ditë më parë 2 persona të paidentifikuar kanë kërcënuar duke qëlluar me armë para oborrit të shtëpisë së tij në Mat, familjarët e tij.
“Kanë ardhur 2 persona dhe kanë kërcënuar me armë, kanë pasur të shtëna automatiku dhe janë larguar. Pas 20 minutash makina u kthye përsëri dhe po bënte xhiro para shtëpisë . Asnjë familjar nuk i ka parë. Ka qenë nusja, mami dhe dy fëmijë të mitur dhe nga frika janë strukur”, tha gardiani.
“Mendoj kështu, se ne jemi përditë me konflikt, të punosh në burg je gjithmonë në konflikt, ne jemi përballë të dënuarve të rrezikshëm”, përfundoi ai.
(e.m/BalkanWeb)