Brace: ‘Nderet’ e fundit të Berishës, naftë në favor të privatit
TIRANE- Deputeti Erjon Brace ka komentuar mos mbajtjen e mbledhjes së radhës së qeverisë “Berisha”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Brace thekson se Berisha ka në tavolinën e tij të punës një mal me vendime, që ai i cilësoi si nderet e fundit të qeverisë në detyrë, të cilat do i kushtojnë shumë shtrenjtë vendit.
“Sali Berisha, kryeministri i mundur; nuk e mbajti mbledhjen e qeverisë së pushuar nga puna sot!! Ka një mal me vendime mbi tavolinë!! Janë nderet e fundit dhe kushtojnë shtrenjtë!! Po monitoroj njërin prej tyre; përsëri në naftë, përsëri në favor të privatit dhe në dëm të shtetit, përsëri miliona euro dëm ekonomik vendit. Zullumi i javëve të fundit po trashet shumë! Nuk do ketë Prokuror që të bëj sikur se sheh!”, shkruan Brace.
(e.m/BalkanWeb)