Listat PS proteston ne Tirane e Shkoder
Listat e zgjedhesve pervijohen si arme per betejen elektorale ne Tirane. Vetem pak dite pasi deputete te Partise Socialiste kane kerkuar neper njesite bashkiake listat e perditesuara ky veprim eshte riperseritur dje i shoqeruar madje me deklarime dhe pretendime shifrash konkrete. Ne kemi evidentuar ne nje liste prej 34 mije votuesish 5200 banore qe nuk kane kod adrese. Per ne eshte e pajustifikueshme si veprim administrativ qe merr me shume ngarkese nga fakti qe po hyjme ne zgjedhje. Nuk gjejme asnje menyre identifikimi per ta - eshte shprehur para njesise nr. 3 deputeti Ilir Gjoni. Keshtu ne vetem 1 jave numri i personave te perfshire ne llogarine zgjedhore me numer kodi 000 pra pa adrese ka shkuar nga 2000 ne 5 000 cka te pakten permes ketij shqetesimi e ripermason problemin e listave ne Tirane. Edhe pse ende nuk ka asgje zyrtare duhet thene se artikulimet e tanishme nga ana e PS-se pervijojne nje kuader qe mund te behet shume problematik e pse jo percaktues per integritetin e procesit zgjedhor ne Tirane. Nderkohe pervec Gjonit perfaqesues politike te PS-se kane qene po dje prane njesive te tjera bashkiake si ajo nr.6 dhe nr.8. Duke folur nga njesia nr.6 nje nga drejtuesit e grupit parlamentar te PS-se Sajmir Tahiri ka nenvizuar problemet e hasura per te drejten e keqyrjes se listes per te cilen sipas tij selia roze ka depozituar edhe kerkesa me shkrim. shte e dyta here qe vijme protestojme ketu para njesise bashkiake numer 6 per te kerkuar nje te drejte te njihemi me listat e votuesve. Ne do ta vazhdojme kete beteje deri ne momentin kur kjo e drejte kushtetuese te permbushet nga autoritetet te permbushet nga Saliu nga Luli i Saliut dhe nga autoritetet e njesise bashkiake. Kemi dorezuar shkresa cdo dite edhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile por do protestojme me qytetaret deri kur e drejta jone te permbushet - tha ai. Identik ka qene shqetesimi i ngritur ne njesine bashkiake nr. 8 nga perfaqesuesi socialist Ervin Bushati dhe deputeti Eduard Shalsi te cilet kane riperseritur pretendimet socialiste. Jemi ketu para njesise bashkiake numer 8 per te kerkuar informacion mbi listat zgjedhore per zgjedhjet e 8 majit. shte jashte cdo parametri ligjor qe te mos na jepen ndryshimet qe jane bere mbas dates 8 mars kohe ne te cilen kodi zgjedhor parashikon qe 60 dite para zgjedhjeve duhet te ndalojne regjistrimet ne njesite bashkiake per listat zgjedhore - tha Bushati. Ai ka folur per perpjekje per manipulim te procesit zgjedhor te 8 majit te cilin PS-ja kerkon ta garantoje me cdo kusht.
Problemet e listave zgjedhore kane qene motivi i nje proteste qe eshte zhvilluar dje nga socialistet edhe ne Shkoder. Drejtues te PS-se lokale dhe simpatizante te kesaj force politike jane mbledhur perpara bashkise se qytetit duke protestuar per parregullsite e listave. Socialistet i kane kerkuar kryebashkiakut te Shkodres te beje kujdes me listat pasi sipas tyre me kete krim te radhes kryebashkiaku dhe bashkepunetoret e tij do te perballen me forcen e ligjit. Protesta qe ka zgjatur rreth nje ore eshte zhvilluar para hyrjes kryesore te Bashkise se Shkodres. Ne emer te protestuesve ka folur Valbona Tula kryetare e KZAZ-se nr. 40 te qytetit e cila tha se procesi zgjedhor eshte teresisht i kompromentuar pasi jane 35 mije votues pa kod banese dhe shume qendra votimi te vendosura ne ambiente private te zgjedhura ne menyre selektive. Kryetarja e KZAZ-se tha se po kryhen ende pasaportizime ne qytet dhe te gjitha keto po behen ne dem te Partise Socialiste.