Ambasadori i OSBE, takim me kryeprokuroren
TIRANE- Kreu i prezences se OSBE-së ne vendin tone, ambasadori Eugen Wollfarth ka zhvilluar nje takim me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama.
Takimi qe u mbaj ne ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme nisi ne oren 11.30 dhe larg vemendjes se kamerave.
Mendohet se në qëndër të diskutimeve do të jetë situata pas zgjedhjeve lokale të 8 majit në Tiranë. Pas takimit, pritet qe ambasadori te jape nje deklarate per mediat e interesuara rreth asaj qe eshte diskutuar ne takimin me kryeprokuroren.
Kujtojme qe vetem nje dite me pare, Partia Socialiste ka paditur dje në prokurori 4 anërarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimin e dokumentave dhe rezultateteve të zgjedhjeve.