E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i OSBE takon Bashën, shqetësohet për lejet e ndërtimit

Ambasadori i prezencës së OSBE në Tiranë, Eugen Volfart, ka zhvilluar një takim në bashkinë e Tiranës me kreun e saj, Lulzim Basha. Edhe pse shkoi aty në ditën kur policia bashkiake ndërmori një aksion kundër televizionit Top Channel dhe pas lajmeve për shkarkime politike në bashki apo dhunë mbi disa punonjëse, Volfart u duk më i interesuar për lejet e ndërtimit e për mjedisin.

Sot pata një takim pune  të rëndësishëm  me  Kryetarin Basha. Ne kemi projekte dhe çështje të përbashkëta me mjaft me rëndësi, që bashkëpunojmë, siç është çështja e mbetjeve. Kjo është pjesë e një skeme të përgjithshme, në kuadër të përmirësimit të jetesës në Tiranë, e cila do të kontribojë në përmirësimin e jetesës në të gjithë vendin. Një aspekt i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi, është se do të përfshihet shoqëria civile dhe puna do të kryhet në çdo lagje të qytetit. Pra, janë aspekte të ndryshme në fusha të ndryshme që kanë lidhje me trafikun, krijimin e hapësirave të gjelbra dhe përmirësimin e trafikut që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit si dhe në kushtet e jetesës për qytetarët e Tiranës.  Një tjetër aspekt i diskutimit tonë ishte dhënia e lejeve, e cila do të jetë një proces transparent dhe i garantuar.  Ky është një aspekt që duhet të kryhet, në përputhje me ligjin dhe është një nga fushat ku do të vazhdojë bashkëpunimi i OSBE-së me Bashkinë e Tiranës, tha Volfart.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›