E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i SHBA, Withers vizite 2-ditore në Përmet

PERMET- Ambasadori i SHBA në Shqipëri, John L. Withers ka nisur sot një turn 2-ditor në qytetin e Përmetit.
Gjatë qëndrimit në këtë qytet, Ambasadori Withers pritet të takohet sot pasdite me anëtarët e Këshillin Bashkiak, ndërsa në mbrëmje, do të jetë i pranishëm në pallatin e sportit për të parë ndeshjen e basketbollit për femra midis skuadrave të Përmetit dhe Lushnjës.
Ndërsa nesër pritet që Ambasadori i SHBA, Withers të udhëtojë drejt fshatit Frashër, rreth 50 km larg Përmetit për të nderuar vëllezërit Frashëri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›