Duka apelon: Jo dhunë në futboll, shijojeni lojën
TIRANë - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka zhvilloi sot paradite një takim me gjyqtarët e kampionatit shqiptar të futbollit.
Arsyeja e kësaj mbledhjeje lidhet me problemet e fundit të sezonit, që vazhdojnë deri më 15 maj, kështu që Duka ka kërkuar më shumë korrektësi nga ajo që është edhe hallka më e dobët e futbollit për momentin.
Mes tolerimeve të skuadrave të kreut ka pasur dhe skena dhune mes skuadrave që janë në luftë për "mbijetesë", duke i humbur interesin kampionatit e duke zbehur bukurinë e këtij sporti, që është padyshim më i populluari në të gjithë botën, ashtu edhe në vendin tonë.
Duka ka kërkuar nga të gjithë aktorët e sportit në vend ta shohin atë më tepër si lojë. “I ftoj të vazhdojnë ta shikojnë futbollin si lojë. Duhet që çdokush të pranojë rezultatin. Duhet të rritet niveli i sensibilizimit të shoqërisë ”, është shprehur kreu i FSHF-së, Armand Duka.
Grupimi i skuadrave në fundin e renditjes dhe rrezikimi i skuadrave të mëdha për të rënë nga kategoria superiore, ka nxjerrë dhe zërat e ndryshimit të skemës për sezonin e ardhshëm, që do të thotë dhe një shtim të numrit të skuadrave nga 12 në 16. Por presidenti i Federatës edhe pse nuk e përjashton faktin e ndryshimit të skemës, tregon mendimin e tij pro, skemës aktuale me 12 skuadra.
(d.b/BalkanWeb)