Reali Madridit shkollë futbolli në Shqipëri
TIRANë- Shkolla e futbollit të klubit galaktik, Real i Madridit do të hapë dyert e saj për fëmijët shqiptarë në muajin shtator të këtij viti në Tiranë. Sipas burimeve nga kompania "Taçi Oil", detajet e projektit të përbashkët mes presidentit të Realit, Florentino Perez dhe presidentit të “Taçi Oil”, Rezart Taçi janë përcaktuar para pak ditësh në Madrid.
Akademia sportive në formatin e një shkollë futbolli do të afrojë në ambientet e saj në raundin e parë rreth 200 fëmijë që do të përzgjidhen nga një komision ekspertësh me teknicienë spanjollë të Realit, por dhe me lektorë shqiptarë.
Gjithçka në këtë shkollë do të jetë gratis dhe do të jetë mundësia e aktivizimit të futbollsitëve të vegjel në një akademi të veçantë, me përvojë madrilene, me lektorë nga Madridi, teksa i gjithë suporti financiar do të mundësohet nga pala shqiptare.
200 fëmijët e parë që do të jenë pjesëmarrësit e parë të shkollës së Realit në Tiranë do të hyjnë në këtë shkollë gratis dhe do të ndjekin falas të gjithë procesin mësimor, teorik dhe praktik.
Akademia pritet të përurohet në muajin Shtator.
(d.b/BalkanWeb)