Urdhër arresti për Kurtin, policia kontroll tek Vetvendosja
PRISHTINE -
Ndërpritet seanca ndaj Kurtit, avokati qëllohet me vezë
Ora 12:00-Seanca gjyqësore ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, e cila ka nisur në orën 10:00, është ndërprerë, pasi policia nuk ka arritur ta sjellë të pandehurin në gjykatë.
Aktivistët e “Vetëvendosjes” e kanë gjuajtur me vezë avokatin Avni Gjakova, i cili ka pranuar ta mbrojë në seanca Kurtin. Albin Kurti ditë më parë u kishte bërë thirrje avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në procesin gjyqësor kundër tij dhe të mos bashkëpunojnë me EULEX-in.
Gjakova është sulmuar me vezë derisa po hynte në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës.
Sikurse edhe në seancat e kaluara, Kurti nuk është paraqitur as të enjten në seancën gjyqësore dhe kjo ka bërë që Policia e Kosovës të kërkojë atë në selinë e “Vetëvendosjes” dhe banesën e tij.
“Albini është kërkuar nga njësite speciale në zyre, mandej edhe në banesën e tij. Ai ende nuk është arrestuar, sepse nuk ndodhet në Prishtinë. Albini është me aktivitet gjatë ditës së sotme në Anamoravë”, ka thënë aktivisti i “Vetëvendosjes”, Hysen Durmishi.
Policia kontroll te selia e "Levizja per Vetvendosje"
Ora 10:30-Polica e Kosovës ka kryer një kontroll sot rreth orës 10:00 të paradites në selinë e "Lëvizjes Vetëvendosje", në kërkim të lidert të saj Albin Kurti. Kërkimi për Kurtin nisi pasi ai shpërfilli urdhrin për paraqitje në gjyq.
Aktivisti "Vetëvendosjes", Glauk Konjufca, u shpreh se fillimisht, policia dhe më pas edhe trupat speciale të policies kanë kontrolluar shtëpinë ku është e vendosur "Lëvizja Vetëvendosje", përfshirë tavanin e saj.
Konjufca tha se Albin Kurti nuk e ka ndërmend të paraqitet në seancën e parashikuar gjyqësore për sot, pasi ai nuk e njeh Trupin Gjykues të EULEX-it.
Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” në shenjë revolte për pranimin e rastit Kurti e kanë gjuajtur me vezë avokatin Avni Gjakova, derisa ky hynte në Gjykatën e Qarkut të Prishtinë. Ndërsa, seanca gjyqësore ndaj Albin Kurtit është duke vazhduar edhe ditën e sotme pa praninë e këtij të fundit, pasi policia ende nuk ka arritur të arrestoj Kurtin.
Urdhër arresti për Albin Kurtin, nëse s'paraqitet në gjyq
Gjykata e Qarkut të Prishtinës ka urdhëruar Policinë e Kosovës për arrestimin e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në qoftë se ai nuk do të paraqitet në seancën e sotme gjyqësore. Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani ka konfirmuar urdhërin për arrestim dhe se ajo do ta zbatojë urdhrin në rast se Albin Kurti nuk paraqitet në procesin gjyqësor në orën 10.00.
Albin Kurti akuzohet për organizim të demonstratës së 10 shkurtit 2007, ku ishin vrarë dy demonstrues dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur nga policia e UNMIK-ut.
(d.b/BalkanWeb)