Shtyhet për në orën 13:30 gjyqi ndaj Albin Kurtit

Shtyhet për në orën 13:30 gjyqi ndaj Albin Kurtit, liderit të lëvizjes "Vetëvendosje". Shtyrja është bërë me qëllim arrestimin e Kurtit.
Ndërkaq, aktivistët e "Vetëvendosjes" kanë qëlluar me vezë avokatin mbrojtës të caktuar nga EULEX për Kurtin, Avni Gjoka.
Avokati ka debatuar me gjykatësin e EULEX dhe më pas ka dhënë dorëheqjen pa dhënë asnjë shpjegim.
Më herët, Policia e Kosovës ka kryer një operacion kërkimi për liderin e 'Vetëvendosjes', Albin Kurti dhe ka kryer kontrolle në selinë e lëvizjes.
Aktivisti i "Vetëvendosjes", Glauk Konjufca, tha për Radio Kosovën se fillimisht, policia dhe më pas edhe trupat speciale të policisë, pa ndonjë urdhër bastisje, kanë kontrolluar ambientet ku është e vendosur lëvizja.
Konjufca tha se Albin Kurti nuk e ka ndërmend të paraqitet në seancën gjyqësore, pasi ai nuk e njeh trupin gjykues të EULEX-it.