E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Energjia e të rinjve, uragani i fitores së PD-së më 23 qershor

JOZEFINA-TOPALLI-AShkodër- Kryetarja e Parlamentit njëherazi edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike zonja Jozefina Topalli është ndalur sot në vendlindjen e saj një një takim me të rinjtë.

Duke u shprehur e bindur në fitoren e së djathtës në 23 qershor, Topalli tha se të rinjtë janë ata që i japin jetë dhe energji Partisë Dëemokratike.
Topalli u shpreh tepër e ekzaltuar për anëtarësimin e 3088 të rinjve në PD, ndërsa disa karta anëtarësie i shpërndau edhe vetë.

3088 anëtarë të rinj të PD-së është një ëndërr, është e pabesueshme. Ju bëni ëndrrën realitet, ju bëni të mundur që në Shkodër në 23 qershor nuk do marrim 7 mandate, por 8 mandate, në mënyrë që në mandatin e ardhshëm të PD-së ne të marrim një rezultat spektakolar. Në 23 qershor ne do marrim një rezultat si në 92, sepse të rinjtë guxuan ta shpëtojnë Shqipërinë nga gremina e diktaturës. Ju jeni brezi i shpresës, i optimizmit. Ju e dini se Berisha është njeriu që mban fjalën. Ju e dini që Berisha beson më shumë se çdokush tjetër tek ju të rinj e të reja- u shpreh Topalli.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se fitorja e 23 qershorit do të jetë si ajo e vitit 1991, pasi sipas saj buron nga të rinjtë.

Ju jeni brezi i Google-it, ëeb-it, Facebook-ut, ju që jeni miqtë me të shumtë në Facebook-un e Sali Berishës, ju jeni fuqia dhe forca e tij, shpirt i PD-së, ëndrra jonë. Blu është edhe Facebook-u siç është kjo sallë e mbushur plot. Unë e di që energjia juaj është uragani i fitores së Partisë Demokratike në 23 qershor- tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›