E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkaterrohet grupi kriminal ne Vlore

U desh një vit ndjekje qe tre te fortit e drogës në Vlorës të viheshin në pranga. 
Por për kaq kohe iu është kapur ne Shqipëri dhe ne Itali aq mariuanë, saqë në treg do t’u kushtonte 10 milion euro. 
Policia e Vlorës njoftoi për përfundimin e operacionit “Laguna,” gjate te cilit u arrestuan Bexhet Alliaj, 43 vjeç, Dritan Kaçani, 42 vjec, Shpëtim Shehu, 22 vjeç te tre nga Vlora.
Ky grup e kryente aktivitetin e tij kriminal ne Shqipëri dhe ne Itali. Lënda narkotike qarkullonte me transportues te paguar, disa prej tyre te kapur gjate operacioneve te ndryshme. Tre te arrestuarit nuk janë mbajtur ne qelitë e paraburgimit te Vlorës, por nen masa te rrepta sigurie u dërguan ne Tirane. Hetimet po drejtohen nga eksperte te krimit te organizuar te dy shteteve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›