E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i ri amerikan Arvizu mberrin sot ne Tirane

/ /

Ambasadori i ri amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu fillon sot detyren ne Shqiperi. Pas nje pritjeje prej aferisht 4 muajsh qe nga emerimi i tij ne kete detyre Arvizu do te zbrese neser per here te pare ne Shqiperi. Mesohet se ai do te mberrije ne Shqiperi ne aeroportin e Rinasit rreth ores 13.30 ku pritet te jape edhe nje mesazh te shkurter per mediat rreth detyres se tij ne Shqiperi. Ambasadori i ri pritet te shprehe vleresimin per detyren e ambasadorit ne vendin tone. Ai do te zevendesoje ne kete detyre Xhon Uidhers. Arvizu eshte diplomat karriere i sherbimit te huaj ne rangun e keshilltarit ministror. Para kesaj detyre ai ishte eshte drejtor i Zyres se Zhvillimit te Karrieres dhe Pozitave te Departamentin Amerikan te Shtetit. Me pare ka qene zv/ndihmes sekretar ne Zyren e Cchtjeve te Azise Lindore dhe Paqesorit. Arvizu ka qene gjithashtu zevendesshef misioni ne Bangkok te Tailandes dhe ne Pnom Pen te Kamboxhias. Ai ka sherbyer edhe ne vende te tjera si Koreja e Jugut dhe Japonia. Ne Uashington ka punuar ne Keshillin e Sigurimit. Ai u konfirmua ne snatin amerikan ne daten 5 gusht ku ne Komitetin e Jashtem foli mbi prioritet amerikane ne Shqiperisi dhe situaten politike. Per fat te keq Shqiperia mbetet e mberthyer ne trashegimine e politikes ku ka vetem te fituar ose vetem te humbur dhe ku ka nje mosbesim te thelle mes shumices dhe opozites. Nje dialog konstruktiv mes paleve eshte shume i vonuar dhe do ta ndihmonte Shqiperine per te vene ne pune talentin e lindur dhe shkathtesine e saj per ta cuar perpara u shpreh ambasadori Arvizu ne kete seance. Sa i takon zhvillimit ekonomik Arvizu permendi Shqiperine si nje nder dy vendet ne Europe qe gjate vitit 2009 shenoi rritje ekonomike cka sipas tij parashikohet edhe kete vit. Por sic tha ai me shume duhet bere ne Shqiperi. Si nje shtet aleat i NATO-s Shqiperia duhet te aderoje ne parimet me te larta te Aleances. Respekti i plote per sundimin e ligjit dhe institucionet e pavarura eshte ende i dobet ndersa korrupsioni ende i larte tha ai diten kur u konfirmua ne senat si ambasadori i SHBA-ve ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›