Majko Ne depozite per mbetjet berthamore
Komisioni i Ligjeve miraton vetem me votat e maxhorances dy konventa te propozuara nga Ministria e Shendetesise. Ne mbledhjen e zhvilluar dje deputetet e opozites nuk moren pjese ne votimin per Aderimin e Republikes se Shqiperise ne konventen per sigurine berthamore dhe Aderimin e Republikes se Shqiperise ne konventen e bashkuar per sigurine e menaxhimit te lendes djegese te konsumuar dhe per sigurine e menaxhimit te mbetjeve radioaktive. Ne kete mbledhje deputeti i Partise Socialiste Pandeli Majko hodhi dyshime se Shqiperia do te kthehet ne nje vend ku depozitohen mbetjet radioaktive te vendeve te tjera. Shqetesimi im eshte qe me miratimin e kesaj konvente do rregullojme nje legjislacion per depozitimin e mbetjeve berthamore nga nje shtet tjeter. TEC-i per mua nuk eshte nje problem i madh. Ajo qe me shqeteson eshte se nepermjet kesaj konvente ne nje menyre apo tjeter ne ndertojme nje varg rregullash per depozitimin e mbetjeve berthamore te prodhuara ne ndonje vend tjeter. Ne kushtet e nje shteti graniti mos na hap njeri na fut ne tunelin e shkembit mbetje tha Majko. Por ky qendrim u hodh poshte nga perfaqesuesi i Ministrise se Shendetesise Rusten Paci pergjegjes i zyres se rrezatimit ne ISHP i cili ne pergjigje te deputetit socialist tha se konventa nuk lidhet me faktin qe ne Shqiperi mund te hapet ndonje depo per depozitimin e mbetjeve dhe lendes djegese. Kjo konvente ka disa detyrime qe kemi nese duam ta bejme si shtet apo si parlament. Kjo nuk ka lidhje me kete qe po diskutoni. Kjo eshte ceshtje tjeter dhe depozitimi i mbetjeve ne Shqiperi eshte nje ceshtje tjeter. Kjo konvente rregullon te gjithe elementet qe kane te bejne me mbetjet qe ne kemi ne Shqiperi per momentin. Nuk lidhet me mbetjet berthamore qe mund te vijne nga vende te tjera tha Paci. Ne kete mbledhje te Komisionit te Ligjeve deputeti Sajmir Tahiri pyeti perfaqesuesit e qeverise se deri ne cmase ka mbetje radioaktive ne Shqiperi. Sipas Pacit Shqiperia nuk eshte vend qe prodhon nje sasi te madhe mbetjesh radioaktive jane te kondicionuara ne kushte optimale dhe nuk perben risk persa i takon publikut. Ne jemi ne gjendje te depozitojme deri ne 300 m3 mbetje per momentin te cilat duhet te kompensohen dhe aktualisht kemi te mbushur nje pjese shume te vogel te depos se mbetjeve radioaktive.