Protokoll i ri per Flamurin
Zoti minister do te sillni ndryshimin ne ligjin e Protokollit dhe kurrkush me nuk do te mundet te neperkembe as flamurin e ketij vendi as diten e pavaresise e te flamurit te ketij vendi. Kjo eshte zgjidhja perfundimtare qe duhet ti bejme. Kurse atij zoterise dua ti them se nuk shkarkohesh sot me gjithe deshiren e madhe qe do te kisha qe kjo mbledhje te vendoste shkarkimin tend sepse je edhe kryetar i PS-se partise kryesore opozitare por nuk do te kesh me kurre rast ti fyesh shqiptaret u shpreh Berisha ne kete mbledhje. Mungesen e festimeve ne Tirane Kryeministri e quajti nje akt rrugaceror i cili meritonte shkarkimin e kryetarit te Bashkise se Tiranes nga detyra. Por sipas kreut te ekzekutivit ky vendim nuk mund te merrej per shkak te faktit qe Rama mban edhe postin e kreut te PS-se. Dua ti them sot nga kjo mbledhje se une te shkarkoja njeqind here ty zoti Edi Rama dhe dije mire se te shkarkoja e te jepja shume me teper se cmeriton se e konsideroj kete nje rrugaceri kombetare nje fyerje shume te rende qe ti i ben cdo shqiptari qe sillesh si biri i Enverit ndaj nje dite qe eshte kaq e shenjte per shqiptaret. Por nuk e bej kete sepse duke qene edhe kryetar i Partise Socialiste do te merrte nje konotacion te cilin nuk deshiroj qe ta marre tha Berisha. Sipas tij dua tu kerkoj ndjese shqiptare qe nuk e shkarkoj se mund ta shkarkoja dhe e meriton njeqind here per aktin e rrugacerise publike ndaj kombit flamurit dhe vendit por rregullat e pluralizmit me imponojne te pershtat kete qendrim. Kam besim se qytetaret e Tiranes e te mbare Shqiperise do ti japin pergjigjen ketij apatridi ketij njeriu qe nuk ka respektin me minimal per flamurin e vendit te tij i cili eshte njekohesisht edhe flamuri i kombit te tij flamur i njomur me gjak me se fundi se gjithe te tjeret ne Europe. Ne fund te fjales se tij Kryeministri ka vene theksin te fakti qe prokuroria do te beje nje hetim per kete ceshtje. Akti eshte jashtezakonisht i rende. Keshilli Bashkiak ka marre nismen per te kerkuar ndjekje penale ndaj tij dhe une kam besim se drejtesia do te thote fjalen e vet. Kjo eshte menyra me e mire. Fyerja qe u ke bere shqiptareve eshte me e renda qe mund tu kete bere kush ndonjehere. Dhe je recidivist pasi e ben per here te dyte. Rama Shpifjeve te Saliut i pergjigjemi me 300 peme
Kryetari i Bashkise se Tiranes njeheresh edhe kreu i PS-se Edi Rama i eshte pergjigjur menjehere deklaratave te Kryeministrit Berisha te bera ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Pasi mori pjese ne mbjelljen e rreth 300 pemeve ne periferi te Tiranes kryebashkiaku i kerkoi kryeministrit qe te merret me permbytjet ne Shkoder. Treqind shpifjeve te Saliut per nje muaj 30 dite nga dhjete shpifje ne dite ne i pergjigjemi sot me 300 peme dhe drure dekorative ne nje dite ne nje bllok banimi te rikonstruktuar ku sot rikthehemi per ti shtuar permasen e gjelber sic do te rikthehemi ne te gjitha blloqet qe kemi rindertuar e nderkohe pres dhe shpresoj qe Kryeministri te merret me zonen e permbytur te Shkodres shembelltyra me kuptimplote e deshtimit te tij dhe mos rreket me kot ta mbuloje deshtimin e tij duke pergojuar flamurin e kombit dhe flamurin e perbashket te te gjithe shqiptareve per te cilin eshte njeriu me i paduhur qe te mund te na e kujtoje ne te tjereve tha kreu i bashkise. Ne bllokun e banimit Njazi Meka eshte parashikuar shtimi i siperfaqeve te gjelbra me 300 lloje bimesh te cilat jane kultivuar ne serat e Ndermarrjes se Gjelberimit ne Bashkine e Tiranes. Kjo nderhyrje do te beje te mundur gjelberimin e siperfaqeve perpara pallateve duke i kthyer ne lulishte e sheshe pushimi per te gjithe banoret e zones. Krahas permiresimit te infrastruktures ne kete bllok banimi krahas nderhyrjeve transformuese si ne zonat ne qender te kryeqytetit ashtu edhe ne zonat periferike Bashkia e Tiranes synon te sensibilizoje dhe kerkon angazhimin e gjithsecilit ne procesin shume te rendesishem te mirembajtjes se ketyre investimeve me qellim administrimin e perbashket te qytetit dhe rritjen e cilesise se jetes ne komunitet thuhet ne njoftimin e Bashkise se Tiranes.
ADI SHKEMBI