E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokohet tregu i ilaçeve, shtyhet vendimi për pullën e konçesionarit

FARMACITiranë- Zhbllokohet ngërçi i tregut farmaceutik në vend. Nje udhezim i firmosur te henen nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo Financave shtyn edhe për katër muaj të tjerë vënien në zbatim të vendimit për blerjen e pullës së medikamenteve në një kompani koncesionare në Shqipëri e më pas dërgimin e saj tek kompanitë ndërkombetare që prodhojne ilaçe per vendosjen e saj qe ne ambalazh.

Nje gje e tille ishte refuzuar nga kompanite prodhuese. Por nga ana tjeter dogana e Tiranes kishte bllokuar kamione me medikamnete e vaksina te mberritura nga jashte cilat kane pritur ne diell me dite te tera, pasi Ministria e Financave kishte kerkuar qe vendimi per pullen te niste te zbatohej qe ne 6 gusht.

Nje gje e tille revoltoi distributoret e medikamenteve te cileve do t’u shkonin dem sasi te medha me medikamnete qe nuk po lejoheshin te futeshin ne vend dhe sipas tyre nuk do te porosisin sasi te tjera. Nderkohe qe neper farmaci te vendit dhe spitale nisen problemet ne mungesa te medikamente.

Ka qene Kryeministri i vendit Sali i Berisha i cili i ka komunikuar zëvendësministrit të Shendetesise qe te behej nje udhezim per te shtyre vendimin per pullen fiskale te medikamenteve.Te henen ne mesdite eshte firmosur nga dy ministrite perkatese udhezimi i shtyrjes i cili ka mberritur ne doganen e Tiranes, çka i lejon kesaj te fundit nisjen e punes per zhdoganimin e medikamenteve dhe furnizmin e tregut.

Marrë nga Top Channel

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›