E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i ri i SHBA zoti Aleksander Arvizu i telefonon Kryeministrit Berisha

Kryeministri Berisha mori sot nje telefonate nga Ambasadori i Ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes zoti Aleksander Arvizu.

Gjate komunikimit telefonik Ambasadori Arvizu shprehu kenaqesine per fillimin zyrtar te detyres dhe se e priste me kenaqesi takimin se afermi me Kryeministrin Berisha.

Ai shprehu mbeshtetjen dhe gadishmerine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te ndihmuar ne perballimin e situates se veshtire qe po kalon vendi nga permbytjet.

Te dy bashkebiseduesit konfirmuan vullnetin per konsolidimin e metejshem te bashkepunimit dhe marredhenieve miqesore midis dy vendeve.


06/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›