Ambasadori italian: Presidenti të zgjidhet me konsensus
Ambasadori i Italisë në Tiranë Massimo Gaiani ka shprehur qëndrimin e tij për zgjedhjen e presidentit në Shqipëri. Gaiani ka kërkuar që autoriteti që do të drejtoj shtetin shqiptar duhet të ketë konsensusin e partive politike dhe kjo do ta ndihmonte Shqipërinë në rrugën intergruese në Bashkimin Europian.
Nga Vlora, Ambasadori Gaiani tha se trafiqet nga Shqipëria drej Italisë janë problematike. Për ligjin e skafeve, Gaiani tha se ka një tendencë në Shqipëri për ta ndryshuar por edhe në këtë rast duhet zgjedhur mënyra më e mirë.
Ndërsa për projektin e gazësjellësit TAP që përshkron Shqipërinë, ambasadori i Italisë tha se vendi i tij e shikon si të favorshme burimet e energjisë por duke iu përshtatur edhe tregut. Ambasadori ka përfunduar vizitën e tij 3 ditore në Vlorë ku është takuar me autoritet lokale në prag të sezonit turistik.