Nano, Arvizu: Ka kualifikime, po ka edhe të tjerë
TIRANE- Ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka vleresuar Fatos Nanon si nje person me shume kualifikime.
I pyetur nga mediat per veteofrimin e Nanos ne postin e presidentit te vendit, Arvizu ka theksuar se ai e ka ndjekur dhe ndjek deklaratat e tij.
“Kam ndjekur e ndjek deklaratat e Fatos Nanos. Ai eshte nje person me shume kualifikime. Ai ka shprehur interes për këtë dhe nëse dikush shpreh interes kjo e vendos atë në një nivel më të lartë se të tjerët. Është herët të flitet për këtë proces, por ka shumë qytetarë të mirë që mund t’i shërbejnë këtij vendi. Duhet të gjendet njeriu i duhur dhe kjo është sfida më e madhe për këtë vend tha Arvizu.
Vete kreu i qeverise pas deklarates me te fundit te Nanos, ka theksuar se maxhoranca do te propozoje kandidaturen e vet.