E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Berisha: Nuk do i shmangem fushëbetejës politike, gati të takoj Nanon

Sali Berisha - Fatos Nano

Kreu i mazhorancës Sali Berisha duke ritheksuar se e përjashton veten nga gara për tu zgjedhur Presidenti i ri i Republikës, ka theksuar se nuk do i shmangem fushëbetejës politike. Mesazhi i Berishës ishte se për postin e presidentit do të ketë një garë mes shumë palëve.

Kurse lidhur me kandidaturën e Fatos Nanos dhe fushatën e tij të takimeve me partitë parlamentare, kryeministri i vendit tha se mbetet i hapur për tu takuar por ashtu si edhe në prononcimet e para tha se PD do të ketë kandidatin e saj. Ai gjithashtu ka shtuar se nuk do të heq dorë nga detyrimet që kam ndaj votuesve pas votëbesimit.

Berisha pasi konfirmojë se së shpejti do të kryej një vizitë në SHBA, nuk la pa thumbuar kreun e opozitës, Edi Rama.

Këto kohë ka një reflektim, ka një reflektuar të vërtet. Ka një përpjekje për rikthim në patriotizëm dhe merr këshilltar për patriotizëm, atë që mund të ishte vetëm këshilltar për kozmopolitizëm, një mik timin, që sa herë e takoj, e takoj për kozmopolitizmin, u shpreh Berisha duke iu referuar Baton Haxhiut.

Lidhur me tryezën e thirrur nga partitë e vogla për reformën zgjedhore, Berisha tha se për shkak të axhendës nuk do të jetë i pranishëm por konfirmojë se do të jenë të pranishëm përfaqësues të PD-së. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›