E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori, ne Presidence per letrat kredenciale

Diplomate nga vende te ndryshme, me ne krye Turqine, shkuan dje ne mbremje ne presidencen e Kosoves, per te paraqitur letrat e tyre te akreditimit, konstatuan gazetaret ne vend. Mustafa Sarnic, perfaqesues i Ankarase, ishte i pari qe i paraqiti keto dokumente zyrtare Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit Hashim Thaci, nje dite pas shpalljes se pavaresise se Kosoves nga Serbia. Pasi tij, kaluan perfaqesuesi i Britanise se Madhe ne Prishtine, David Blunt dhe homologu i tij francez, Delphine Borione, ne takime me dyer te mbyllura, sipas nje korrespondenti te AFP-se. "Eshte me te vertete nje moment historik dhe Britania e Madhe do te mbetet e angazhuar fort ne Kosove", deklaroi Blunt ne perfundim te takimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›