E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet sot Qeveria

Qeveria sot do te mblidhet per te vendosur edhe ngritjen e marredhenieve diplomatike midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves ne rang ambasadoresh. Kryeministri Berisha deklaroi dje ne nje konference per shtyp se ky vendim do t’i hapte rruge ngritjes se ambasades shqiptare ne Prishtine. Pas njohjes qe Kryeministri Berisha i beri pasditen e djeshme pavaresise se Kosoves, vendimi i sotem i Keshillit te Ministrave i hap rruge edhe forcimit te marredhenieve mes dy shteteve ne rruge diplomatike. Aktualisht Shqiperia eshte e perfaqesuar ne Kosove nga nje zyre e posacme, e cila drejtohet nga diplomati shqiptar, Arben Cejku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›