E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski ne Tirane, takime me Topin, Berishen

Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski, i shoqeruar nga zv/kryeministri i qeverise maqedonase, Imer Aliu, do te zhvillojne sot ne Tirane takime me perfaqesuesit me te larte te vendit. Keshtu, vizita e perfaqesuesve te larte te Maqedonise do te nisi me Presidentin e vendit, Bamir Topi, do te vazhdoj me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me pas Kryeministri maqedonas, Gruesvski dhe zv/kryeministri Aliu do te zhvillojne nje takim me Kryeministrin Berisha. Ne takimin qe Gruevski do te zhvilloje me Berishen pritet te firmoset edhe marreveshja per heqjen e vizave, e hartuar pak jave me pare nga pala shqiptare dhe ajo maqedonase. Keshtu, me takimin e sotem mes Kryeministrit Berisha dhe atij maqedonas, pritet te diskutohet edhe per forcimin e marredhenieve mes dy vendeve, marredheniet te cilat priten te jene me intensive edhe duke u nisur nga fakti mes dy vendeve nuk do te kene nevoje per vize. Nje nga temat e rendesishme qe pritet te diskutohet mes dy kryeministrave eshte edhe njohja e Pavaresise se Kosoves. Maqedonia, si nje vend kufi edhe me Kosoven, ka deklaruar se do te njohe pavaresine e saj.
Vizita e Gruevskit ne Tirane eshte paraprire me medyshje te shumta, per shkak te ngercit qe u krijua nga nje vendim i marr ne fund te dhjetorit nga qeveria maqedonase per nje regjim vizash te ashper me Shqiperine. Por negociatat mes dy shteteve arriten te hartonin nje marreveshje, sipas te ciles pala maqedonase jo vetem nuk do te ashpersonte regjimin e vizave me Shqiperine, por do vendoste te hiqte vizat per qytetaret shqiptare, qe shkonin ne Maqedoni. Kryeministri Gruevski dhe delegacioni qe e shoqeron ate mberriten ne Tirane qe pasditen e djeshme.
F.Mejdini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›