E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova pershendet njohjen nga SHBA

Deklarata e Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, se "kosovaret tashme jane te pavarur", i sapo transmetuar ne mediat kosovare, eshte pritur me gezim te madh, duartrokitje e ovacione per SHBA-te. Ne “Grand Hotel” ne Prishtine para nje ekrani te madh lajmi percillej me nje kenge per lirine e pavaresine e Kosoves. Dhe me teper eshte percjelle dhe deklarata per njohjen zyrtare nga ana e SHBA te Kosoves, si shteti i pavarur, nga ana e sekretares amerikane te Shtetit, Kondoleza Rice. Nje njohje e tille masive eshte paralajmeruar qe ne mengjes nga ana Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, teksa eshte shprehur se shtetet me te fuqishme te botes pritet ne vijim te njohin pavaresine. Nderkohe qe taksistet ne stacionin e autobuseve u rane fort borive. "Shume, shume faleminderit Amerike", tha 74-vjecari Lutfi Murseli ne Prishtine, ne sheshin "Bill Klinton", ne rruge drejt Drenices, pas festimit dite e nate ne kryeqytetin e Republikes se Kosoves. Ai ecte me nje kembe e me paterica. Njeren kembe e ka humbur ne lufte, nga minat serbe, tek po kthehej ne qershor 1999 ne shtepine e tij, ne fshatin Nekofc, ne vendin e cliruar bashke me me se 100 mije drenicas, te strehuar ne male ne nje dimer te veshtire e pranvere te pergjakshme. “Fshatrat e shtepite na i dogjen e bene rrafsh me token, malet u bene shtepite tona", tregoi ai. Dhe plaku ktheu rrugen. Hyri ne nje kolone njerezish qe ecnin drejt qendres se Prishtines te prire nga daullet qe binin fuqishem. Vazhdoi te festonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›