E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori rus në Beograd, i dëshpëruar me serbët!

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Konuzi, deklaroi për Serbinë, se do të ishte më mirë që të kaloj në anën e Moskës se sa të renditet me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, që sipas tij, “ishin kundër interesave të saj kombëtare”.
 

“Ne kemi interesa të njëjta dhe ne do ta mbrojmë vendin tuaj, përkundër interesave të disa serbëve, që dëshirojnë që vendin e tyre ta vënë nën ndikimin e Perëndimit”, tha Konuzin, gjatë fjalimit në një forum për sigurinë globale në Beograd.
 

Ai ka kritikuar pjesëmarrësit e forumit nga Serbia, me një ton të ashpër, i cili u vlerësua si i pazakonshëm, duke thënë se ata nuk i mbrojnë interesat e vendit të tyre në Kosovë.
 

“NATO-ja dhe Bashkimi Evropian do të jenë kundër interesave tuaja kombëtare, dhe duket se ju nuk kujdeseni sa duhet”, tha Konuzin, i cili u largua nga forumi, pasi një pjesëmarrës tha se Rusia po përpiqej ta vendoste Beogradin nën diktatin e Kremlinit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›