E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Publikohet raporti zyrtar per shperthimin e platformes Deep Horizon

Nje raport i ri i publikuar dje nga Rroja Bregdetare dhe Byroja e Burimeve Energjitike Oqeanore ben te ditur se kompania britanike BP eshte perfundimisht pergjegjese per ndotjen detare me te madhe ne historine e Shteteve te Bashkuara . Kompania BP po dje publikoi nje deklarate ku thuhej se ishte dakort me thelbin e raportit sipas te cilit pati nje sere faktoresh dhe palesh qe shkaktuan shperthimin. Ndersa kompania Transocean e perfshire ne hetimin qeveritar thote se raporti konfirmon qe shkaku i shperthimit ishte nje defekt ne muret e betonuara te pusit dhe jo mirembajtja e papershtashme e tij. Shperthimi i vitit te kaluar ne platformen e naftes Deep Horizon ne Gjirin e Meksikes beri qe te derdheshin ne ujrat e oqeanit miliona fuci nafte. Gjate ketij shperthimi humben jeten 11 punonjes.

Gjithcka ndodhi rendon mbi njerezit dhe strukturat e betonit. Te dyja palet jane fajtore.

Hetuesit qeveritare thone se shkaku i shperthimit ishte  demtimi i shtreses se betonit qe mbyll tabanin e pusit. Ata fajesojne kompanine BP per nje sere vendimesh te dobta.  Se bashku me kompanine BP fajesohet edhe kompania qe kishte pusin ne pronesi Transocean qe nuk e rregulloi  defektin.  Nje tjeter element ne kete histori punimet ne pus kishin mbetur shume pas afatit dhe  kostoja ishte tejkaluar me  58 milione dollare  ne momentin e shperthimit.

Per tre muaj miliona litra nafte u perhapen ne Gjirin e Meksikes. Duke ndotur boten shtazore plazhet kenetat aty prane... Tani oqeani duket i paster ne siperfaqe...

Ed Overton i Universiteti Shteteror te Luizianes ka punuar me nje numer projektesh shkencore federale mbi ndotjete.

Stuhia tropikale Li qe kaloi atje javen e kaluar zhvendosi fuqishem ujrat duke pastruar disa mbetje te ndotjes nga nafta - Profesori Overton thote se kjo ishte dicka e mrekullueshe duke pasur parasysh volumin e ndotjes. Ai foli per Zerin e Amerikes permes Skajpit.

Pati njerez qe thane se do te duhen dekada e ndoshta shekuj qe Gjiri i Meksikes te kthehet ne normalitet. Nuk eshte ketu problemi. Ju mund te shkoni ne Gjirin e Meksikes sot por nuk do te shihni deme ekologjike shume te rendesishme. Mund te kete por eshte veshtire te gjenden.

Shqetesimei tij permbledh brigjet si dhe thellesine e ujrave te oqeanit.

Jane demtuar krijesat e vogla qe nuk shihen me sy te lire. Ne nuk mund ti shohim dhe sna mbetet vec se te hamendesojme se ato jane demtuar.

Demi i pergjithshem do te mesohet kur te perfundoje procesi gjyqesor qe qeveria amerikane ka ngritur ndaj BP dhe kompanive te tjera. Raporti i djeshem citoi 7 shkelje te rregullave qeveritare.

Raporti sugjeron nje numer ndryshimesh ne industrine e kerkimeve dhe ne rregullat perkatese. Disa prej tyra kane nisur te vihen ne zbatim. Por masat me te ashpra qe jane te lidhura direkt me fatkeqesine e ndodhur ne Gjirin e Meksikes pritet qe te miratohen nga Kongresi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›