E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Danimarke ne sondazhe kryeson e majta liberale

Danezët shpesh renditen në anketime si populli më i lumtur i botës, mirëpo këtë javë sipas sondazheve, ata pritet të shprehin pakënaqësi. Sipas sondazheve në votimet për zgjedhjet e përgjithshme që nisin sot, danezët pritet të zgjedhin një qeveri të qendrës së majtë, hera e parë në dhjetë vitet e fundit. 

Kryeministri liberal i vendit, Lars Loke Rasmusen, pranon se votuesit kërkojnë ndryshim. Qeveria e djathtë që ai drejton, përballet me një sfidë serioze nga opozita e drejtuar nga lideri socialdemokrat, Helle Thorning Shmidt. Një sodnazh I Gallup-it I publikuar në nisje të javës, tregon se opozita ndodhet me 5.8 për qind më tepër, në krye të preferencave. Fushata e zgjedhjeve u përqëndrua në një garë të fortë të palëve për të paraqitur plane për gjallërimin e ekonomisë së sapodalë nga kriza.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›