E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Mbledhja e KS-së për Kosovën, në mesnatë

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, në të cilën e kanë kërkuar Serbia dhe Rusia, për shkak të situatës së tensionuar në pjesën veriore të Kosovës, do të fillojë sonte në mesnatë, sipas kohës së Evropës së Mesme, 18:00 sipas kohës lokale në Nju Jork.

Fillimi i takimit është paraqitur edhe në planin ditor të Këshillit të Sigurimit, të publikuar në internet.

Takimi është caktuar pas konsultimeve shumë orëshe të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa me insistimin e vendeve perëndimore, nuk do të jetë e hapur për opinion publik.

Megjithatë, raportohet se vetëm fillimi i seancës do të jetë i hapur.

Vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së u janë dërguar letra e ministrit të jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, dhe ajo e ambasadorit rus në OKB, Vitalij Çurkin.

Çurkin, në letrën e tij ka theksuar se kërkon mbledhje urgjente të hapur për sot, në mënyrë që të “shqyrtohet situata në Kosovë për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të tensioneve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›