E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori serb në Shkup kundër ndarjes së Kosovës

Ambasadori i Serbisë në Maqedoni, Tomisllav Gjurin, duke komentuar idetë e fundit nga pala serbe për ndarjen e Kosovës, respektivisht nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur se nuk beson që mund të ndodhë një ndarje e re.

“Ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë serbe, por është qëndrimi i tij personal. Ne respektojmë normat e së drejtës ndërkombëtare. Nuk vjen në konsiderim asnjë ndryshim i kufijve në Ballkan, sepse ajo do të shkaktonte reaksione të ashpra dhe do të kishte pasoja politike jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë. Tani për tani Republika e Serbisë po bën negociata me Prishtinën me qëllim që të gjenden modalitete, me të cilat do të sigurohej jetë normale si për shqiptarët ashtu edhe për serbët e Kosovës si dhe për komunat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë”, ka thënë Gjurin për gazetën Zhurnal.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›