PS tërhiqet nga kërkesa për rivotim në Lezhë, Gjiknuri: T’i hapet rruga certifikimit
TIRANE- Partia Socialiste vendos të tërhiqet nga kërkesa e saj për rivotim në qarkun e Lezhës. Në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, deputeti Damian Gjiknuri deklaroi se ky vendim i socialistëve është marrë në interes të vendit, për t’i hapur rrugë certifikimit të zgjedhjeve.
Sipas Gjiknurit, pavarësisht parregullsive që janë vënë re në procesin e votimit më 23 qershor, vendi ka nevojë për përfundimin e shpejtë të procesit zgjedhor. Megjithatë Gjiknuri tha se parregullsitë e vërejtura nga PS-ja do të kallëzohen dhe do të ndëshkohen të gjithë personat që kanë shkelur ligjin.
“Janë mbi 200 nënshkrime të hedhura nga e njëjta dorë në vetëm një qendër votimi dhe këtë e kanë verifikuar ekspertët. Një provë e tillë mjafton për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës, por, të vetëdijshëm për nevojën e vendit për përfundimin e shpejtë të procesit zgjedhor, nuk e bëmë këtë ankimim. PS-ja do të kallëzojë paligjshmëritë në Laç e Mamurras dhe paligjshmëritë e KQZ-së pas zgjedhjeve. Sigurojmë shqiptarët se me largimin e Sali Berishës mbyllet kapitulli i zgjedhjeve jo transparente dhe me probleme.”- u shpreh Gjiknuri.
Më tej Gjiknuri theksoi se “kundërshtari politik po mundohet të ndërtojë alibinë e vjedhjes së zgjedhjeve dhe kjo alibi vetëm sa dëmton imazhin e Shqipërisë. Në asnjë vend tjetër, përveç Lezhës, nuk është vënë në dyshim rezultati i zgjedhjeve. Jemi të gatshëm edhe për hetim parlamentar të zgjedhjeve, ajo që na u privua ne në katër vitet e shkuara.”
(er.nu/BalkanWeb)