E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, gjendet një kufomë buzë lumit, dyshohet se është mbytur

KRUJË- Gjendet në Krujë kufoma e një personi, buzë liqenit të Barunit. Ngjarja është shënuar në mesditë, ndërsa kufoma e një personi i seksit mashkull është gjetur nga banorë të zonës në bregun e liqenit. Sipas policisë së Krujës, ende nuk dihet identiteti i viktimës, pasi blutë nuk kanë gjetur asnjë mjet identifikimi pranë kufomës, i cili paraprakisht deklarohet se është i moshës rreth 40-vjeç.

Blutë e Krujës gjithashtu bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një mbytje, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithsesi vijojnë hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›