Ambasadori shqiptar në Preshevë

Në Preshevë sot ka mbërritur ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Shpëtim Çaushi, i cili është duke biseduar me përfaqësuesit e partive shqiptare të Luginës.
Para Komunës ende qëndrojnë të tubuar disa dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj, njofton agjencia FoNet. Vendi prej nga është hequr lapidari i luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së është ende i rrethuar me shirita të kuq dhe qytetarët aty gjatë ditës kanë ndezur qirinj. Në vendin ku ka qenë lapidari gjenden edhe buqeta me lule./Indeksonline/