E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës heq sloganin e protestës për Luginën

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka hequr sloganin e “Plisave” me mbishkrimin “Deri kur do të na poshtërojnë?”, të cilin e kishin lënë tek hekurat që rrethojnë qeverinë e Kosovës. 

Disa prej tifozëve kanë qëlluar të pranishëm derisa policët e hiqnin prej aty dhe donin ta çonin në polici.

Pas refuzimit të tifozëve që të shkojnë në stacion policor që ta marrin sloganin, ata u pajtuan që t’ua dorëzojnë në dorë atyre.

Pjesëtarët e “Plisave” të cilët para disa orësh në protestën e tyre brohorisnin ‘duam armë’, nuk janë përpjekur që ta vendosin prapë sloganin dhe janë tërhequr duke e çuar sloganin në shtëpi.

---

 “Qeveri shko në veri, kallzo forcën me Serbi, mos u boni ju tradhtarë se iu vret populli shqiptarë” kanë qenë vargjet në formë të kënges që i kanë përsëritur disa herë “Plisat” në aksionin e tyre të organizuar te teatri Kombëtar i Kosovës.

Të indinjuar nga heqja e lapidarit, tek performanca e tyre, ata kanë shprehur një mllef të madh ndaj qeverise së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Për të dyja qeveritë kanë shprehur një mllef të madh duke i sharë më fjalët më ofenduese.

Motoja e protestët së “Plisave” ishte “Deri kur do të na poshtërojnë” ndërkaq, thirrjet ishin “UÇK”, “UÇPMB”, “Oj Serbi t’i q… robtë”, “Q… shtetin, q… qeverinë”

Protesta ka përfunduar e qetë.

---

Tifozët “Plisat” kanë ftuar të gjithë qytetarët në një protestë të organizuar për ora 18:00 pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Protesta është thirrur në mbrojtje të vlerave të luftës së dhe ushtarëve të lirisë.
Më poshtë thirrja e “Plisave”:

'Në Mbrojtje të ushtarëve të lirisë dhe vlerave të tyre"

Plisat sonte i ftojnë të gjithë qytetarët e Prishtinës të na bashkohen në protestën paqësore në përkrahje të shqiptarëve të Luginës.

Protesta fillon në ora 18:00 para Teatrit Kombëtar.

Plisat ftohen ne numër sa më të madhe në ora 17:30 në Fan Club.

Lugina ka nevoje për përkrahjen tonë.
Jemi Një!
Shqipëri Etnike. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›