Arben Gashi: Qeveritë shqiptare, turpëruese

Një prej deputëtëve të opozitës ka kërkuar reciprocitet me veriun e Mitrovicës, në hak të Luginës.
Sipas tij, veprimi i sotëm ishte i turpshëm për të dyja qeveritë shiptare.
“Sot janë turpëruar krejt shqiptarët e sidomos qeveritë e shqiptarëve. Interesat e kombit duhet me i mbrojt qeveritë. Pse nuk u çelën sot rrugët në veri? Pse Qeveria e Kosovës nuk bëri reciprocitet? Turp për të gjithë ne e sidomos për qeveritë tona në Prishtinë, Tiranë e Shkup, por mbi të gjitha turp për Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi.
Ai këtë e ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social, Facebook.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka vlerësuar se heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë nga xhandarmëria serbe, është turp për qeveritë shqiptare./Indeksonline/