E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vatra” kërkon mbështetje për Kosovën Lindore

Drejtues të Shoqatës “Vatra”, veprimtarë të Kosovës Lindore, ish-Ushtarë e Ushtarakë, gjatë një takimi të përbashkët kanë shqyrtuan gjendjen e krijuar në Kosovën Lindore, për të cilën shprehën shqetësim dhe indinjatë për heqjen e lapidarit siç kanë thënë ata, në mënyrë vandale e tinëzare nga aparati shtetëror serb.

“Serbia me këtë rast tregoi fytyrën e saj të vërtetë, duke përdorur stuhinë e albanofobisë por ne nuk do të duhej të përgjigjemi me të njëjtën violencë, ndaj ftojmë (kërkojmë) nga partitë politike në Kosovën Lindore dhe strukturat tjera të organizuara të ndryshojnë kursin politik ndaj Serbisë, sepse është momenti i fundit të bëjmë më shumë se që është bërë gjerë më tani, ngase Serbia kishte rastin të sillet në mënyrë demokratike dhe të ndryshoj kursin politik ndaj shqiptarëve, sepse shqiptarët kishin një vullnet të tillë”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Ata kanë kërkuar mbështetje edhe nga faktori ndërkombëtar.
“Shpresojmë se faktori ndërkombëtar do të përdorë ndikimin e tij dhe nuk do të shpërblen gjithnjë të fortin për të mos lejuar eskalimin e situatës, nga e cila nuk do të përfitonte askush”, thuhet më tej./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›