Ambasadori sirian ne Irak mbeshtet opoziten
Ambasadori i Sirisë në Irak ka dalë në mbrojtje të opozitës dhe i ka bërë thirrje figurave të tjera të larta politike në vend që të bëjnë të njëjtën gjë, po ashtu dhe anëtarëve të ushtrisë. Naual Fares është i pari diplomat sirian që braktis qeverinë e presidentit Bashar al-Assad. Lëvizja vjen një ditë një javë pasi dhe një gjeneral I një familjeje shumë të fuqishme në vend dhe të afërt me Assad kishte bërë të njëjtën gjë. Ndërkohë vendet e perëndimit po i bëjnë presion Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të vendosin sanksione më të ashpra kundër Sirisë. Fares ka konfirmuar zgjedhjen e tij në një video të publikuar në facebook dhe në televizionin Al Xhazira. Me një flamur të revolucionit pas tij, ai ka lexuar deklaratën ku thuhej se jepte dorëheqjen si ambassador në Irak por dhe si anëtar i partisë Baat në pushtet. Fares ishte caktuar si ambassador i Sirisë në Baghdad në vitin 2008.