E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorj a e Çekisë i prezanton kryeparlamentares Topalli prioritete e presidencës Çeke të BE-së

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në një takim Ambasadoren e Republikës së Çekisë në Tiranë, Marketa Fialkova, e cila i prezantoi axhendën e prioriteteve të Presidencës së radhës të BE-së nga Republika Çeke, për periudhën 1 janar-30 qershor 2009. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, Ambasadorja e Republikës Çeke tha se në 6-mujorin e Presidencës së saj të BE-së, Çekia do të ketë ndër prioritetet e veçanta, vendet  e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tyre europiane. Ambasadorja Fialkova tha, se Çekia mbështet plotësisht politikën e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se vendi i saj do të vijojë të përkrahë Shqipërinë në hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit. "Askush më mirë se vende si Çekia,- tha Kryetarja e Kuvendit,- nuk e kupton historinë e vështirë të vendit tonë dhe aspiratën për integrim në familjen europiane, pjesë e së cilës ne ndihemi.” Znj. Topalli shprehu bindjen se Presidenca çeke e BE-së, do të jetë shumë e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Biseda më tej u ndal në çështjen e liberalizimit të vizave por edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm, jo vetëm në kuadër të BE-së, por dhe në marrëdhëniet dypalëshe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›