Ambasadorja amerikane priti anëtarët dhe përkrahësit e LGBT

Në fillim të kësaj jave ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka organizuar një pritje për anëtarët dhe përkrahësit e komunitetit Lezbik, Homoseksual, Biseksual dhe Transeksual (LGBT), për të shprehur përkrahjen e ambasadës.
Fotografia e bashkangjitur është nga një takim së voni i ambasadores Jacobson dhe drejtoreshës së misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, me organizata të ndryshme kosovare në përkrahje të çështjeve të LGBT dhe të drejtave të njeriut, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-së./Indeksonline/