E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkërendohen aktivitetet për shërbimin noterial

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Drejtorin e projektit zviceran “Mbështetje sistemit noterial të Kosovës”, Michel Merlotti, me të cilin ka biseduar për bashkërendimin e aktiviteteve për shërbimin noterial të Kosovë.

Në këtë takim u tha se shërbimi noterial i Kosovës duhet të ketë mbikëqyrje dhe inspektim të vazhdueshëm, ndërsa të fillojë një kampanjë e re informuese për rolin dhe punët që kryen ky shërbim.

Lidhur me Ligjin e Noterisë, u tha duhet të fillojnë punët për amandamentimin e këtij ligji.

Po ashtu, u fol për përgatitjen e anëtarësimit të Odes së Noterëve në Unionin Ndërkombëtar të Noterisë, si dhe gjatë muajit Prill të bëhet betimi i noterëve të ri, në mënyrë që ata të fillojnë të ushtrojnë profesionin e tyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›