Rama PS-ja nuk behet pjese e reformes elektorale pa u bere transparenca
Partia Socialiste nuk do te behet pjese e ndryshimeve te Kodit Zgjedhor derisa te arrihet transparenca e zgjedhjeve te kaluara. Keshtu ka deklaruar dje kreu i PS-se Edi Rama gjate bashkebisedimit me gazetaret. Rama nenvizoi se opozita nuk do te heqe dore nga kauza e transparences se zgjedhjeve dhe transparences se veprimtarise qeverisese duke forcuar opozitarizmin. Lideri i opozites eshte ndalur edhe te ceshtja e arsimit. Ai shprehu shqetesimin se kryeministri Sali Berisha po favorizon arsimin privat duke anashkaluar arsimin publik. Sipas tij qeveria ka ulur edhe rrogat e pedagogeve ne arsimin publik.
Reforma zgjedhore
Partia Socialiste nuk do te behet pjese e asnje vendimmarrje te iniciuar nga qeveria aktuale e cila ka uzurpuar pushtetin e popullit duke grabitur votat dhe duke u kthyer perdite e me shume ne nje lloj organizate qe ngjan shume me teper ne nje organizate qe ka si objekt te sajin veprimtarine kriminale sesa te miren publike - deklaroi Rama. Lideri i opozites i beri te qarte maxhorances se ceshtja e transparences nuk ka dale nga rendi i dites. Rama deklaroi se objektivi i PS-se eshte largimi i qeverise per sa kohe nuk i hapet rruge transparences. Ska ndryshuar asgje ne raport me domosdoshmerine per transparence qe te ndryshoje gjesend ne raport me kete vendim te marre nga ana jone i cili mbetet ne fuqi. Transparenca si princip duke filluar nga zgjedhjet te transparenca e qeverisjes nuk del nga rendi dites per ne sepse ne fakt ka te beje drejtperdrejt jo vetem me fatin e zgjedhjeve por me fatin e vendit qe sot eshte ne rrezik pikerisht sepse kush vodhi votat per te ricikluar pushtetin po perdor pushtetin per te vjedhur Shqiperine - u shpreh Rama.
Arsimi
Lideri i opozites deklaroi se per te pakten 5 vjet universiteteve publike u eshte shkurtuar buxheti u eshte cenuar liria akademike dhe autonomia e veteqeverisjes. Sipas Rames paga e pedagogeve eshte shkurtuar pasi eshte bere shkurtimi i ri me 20 i buxhetit te universiteteve. Nderkohe qe qeveria kishte premtuar rritje pagash per pedagoget e arsimit publik. Ne nuk jemi kunder arsimit privat dhe nuk kemi asgje kunder universiteteve private ne parim. Madje perkundrazi i shohim si nje katalizator te konkurrences ne kushtet e nje sistemi transparent qe e garanton konkurrencen. Gje qe per fat te keq sot ne Shqiperine ku jetojme nuk ekziston ne asnje aspekt te funksionimit te jetes shqiptare dhe nuk ekziston as ne sistemin tone universitar. Por duke mos qene kunder arsimit privat dhe universiteteve private ne parim ne nuk mund ta pranojme ne asnje menyre politiken e rrenimit te arsimit publik dhe posacerisht te universiteteve publike qe po kthehen ne hije te vetvetes - u shpreh Rama. Sot jemi ne kushtet kur kemi nje buxhet i cili u shkon universiteteve publike vetem per te perballuar praktikisht vetem rrogat e stafit akademik sepse nuk behet fjale per me shume sesa kaq. Gjithmone nen justifikimin nen filozofine e mbrapshte dhe shkaterrimtare te arsimit publik me perballimin e te ardhurave te tyre te gjithckaje tjeter. E pandodhur asgjekund kjo lloj praktike. Kur them asgjekund kam parasysh boten e lire perendimore dhe demokratike dhe nuk kam parasysh per shembull periudhen e juntes ushtarake ne Kili ku eshte vene ne jete me pasoja te renda per arsimin e atij vendi modeli qe po kerkohet te imponohet ne sistemin tone arsimor - tha Rama.
11 Shtator 2010