Shalsi Ruli ka perfshire ne proces privatizimi edhe troje shteterore
Ne kuadrin e privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia Sot deputeti socialist Eduard Shalsi i ka kerkuar ish-ministrit te Ekonomise Genc Ruli te jape shpjegime per cmimin e ulur te truallit. Sipas Shalsit ministri Ruli ka futur si pjese te ketij privatizimi edhe 2762 metra katror truall shteteror dhe kete deklaron ai e konfirmon edhe vete Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.
Zedhenesja e ministrit Ruli deklaroi dite me pare se trualli nuk eshte shitur por u eshte kthyer pronareve. Duke iu referuar kesaj deklarate Shalsi u shpreh se Ministria e Ekonomise nuk ka te drejte te ktheje pronat pasi kjo eshte kompetence e Agjencise e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Zoti Ruli duhet tu thote shqiptareve arsyen e vertete per cmimin e ekspozites qe eshte tri here me i ulet nga ai i zonave perreth. Pervecc kesaj cuditerisht ne dukje dhe aspak cuditerisht per ne qe e njohim imtesisht kete veper korrupsioni ne Vendimin e qeverise Nr. 1620 te dates 26 nentor 2008 cmimi i te gjitha zonave perreth ish-ekspozites rritet nderkohe qe vetem kjo zone e futur ne proces privatizimi ruan nje cmim tri here me te ulet. Dhe ketu e pyes perseri Genc Rulin Kush jane njerezit dhe interesat private qe fshihen pas ketij vendimi te marre teresisht ne dem te interesit publik Me cfare fuqie keta njerez dhe keto interesa kane arritur ti diktojne qeverise shqiptare vullnetin e tyre qe bie ndesh me vullnetin e interesat e publikut Dhe perseri i rekomandoj ministrit qe ne prononcimet e tij publike vete apo nepermjet zedhenesve te mbaje mire parasysh se per cdo pyetje qe i kemi drejtuar ne disponojme nje dokument se cdo dyshim qe ngreme e kemi te mbeshtetur ne fakte e prova te dokumentuara - u shpreh Shalsi.
11 Shtator 2010