E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja britanike: Kolegji të veprojë sipas ligjeve, Londra është e shqetësuar për situatën

Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Mcilwham, ka kërkuar nga ana e Kolegjit Zgjedhor që të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendimin që do të japë në lidhje me zgjedhjet në Tiranë.

Ajo ka kërkuar më shumë besim nga palët politike mbi transparencën dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor, ndërsa ka kërkuar që ky vendim të respektohet pasi të merret.

Ambasadorja tha Se Londra është e shqetësuar për situtën.

Duhet të besojmë në punën e institucioneve të vendit, në transparencën e procesit zgjedhor dhe në punën e institucioneve theksoi Mcilwham

“Për Londrën dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar, ajo që ka rëndësi është një proces i besueshëm i cili ka besimin e publikut shqiptar. Do të ishte një zhgënjim i madh në qoftë se çështjet rreth numërimit dhe ankesave do të lejohen të hedhin hije mbi pjesën e mirë të këtij procesi zgjedhor. Veprimi tani qëndron me Kolegjin Zgjedhor dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Unë shpresoj se atyre do t’i jepet hapësirë për të shqyrtuar çështjet pa ndërhyrje politike apo presion”, tha ambasadorja britanike.

Zonja Msllwham tha gjithashtu se baronesha Ashton si edhe të tjerët e bëri të qartë javën e kaluar, se procedura e ankesave duhet të jetë e drejtë, transparente, e pavarur, dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues.

“Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të sigurojë mbështetje shtesë nëse kërkohet. Përfundimi i procesit të ankesave duhet të pranohet nga të gjitha palët, në mënyrë që të hiqet një vijë nën këto zgjedhje, të nxirren mësimet e duhura, dhe të miratohen dhe zbatohen reformat”, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›