E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ garanton:Kutitë kanë integritet të plotë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve garanton se kutitë e votimit gëzojnë integritet të plotë. Zëdhënësi i këtij komisioni Leonard Olli garantoi se të gjitha kutitë e votimit janë të ruajtura në magazinën e Lundrës në përputhje me të gjithë detyrimet e ligjeve të vendit.

Sipas Ollit, të gjitha kutitë janë të pajisura me kodet e sigurisë të përputhshme këto me procesverbalet përkatëse të çdo KZAZ-je.

Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli deklaroi gjithashtu se marrja në dorëzim e fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore është transparente.

Ky reagim vjen pas akuzave të Partisë Socialiste se janë futur duart në kutitë e votimit, çka ka sjellë sipas tyre edhe plotë 357 fletë votimit më shumë se zgjedhës në të gjithë qarkun e Tiranës.

Për këtë arsye socialistët kanë deklaruar se do të depozitojnë një kallzim penal në Prokurori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›