Ambasadorja britanike: Opozita të kthehet në Kuvend
Ndërkombëtarët, thirrje opozitës për dialog në Kuvend
McIlwham: Prania në Kuvend, e nevojshme për reformat
Britania e Madhe shprehet se dialogu politik në Shqipëri duhet të bëhet në Kuvend. Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham, deklaroi dje, gjatë prezantimit të raportit të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë mbi verifikim e deklaratave të pasurisë së zyrtarëve të lartë, se faktori ndërkombëtar e ka thënë qartë që Parlamenti të funksionojë duhet të ketë prezent të gjitha partitë brenda saj. E pyetur nga media në këtë aktivitet për bojkotin e opozitës, ambasadorja Fiona McIlwham tha se prania e partive në Kuvend është e domosdoshme për të kryer të gjitha reformat e që kërkohen për vendin. “Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se duhet të ketë një dialog të përbashkët dhe Parlamenti duhet të funksionojë duke patur prezent të dyja partitë”, - deklaroi ambasadorja britanike. Më tej ajo përmendi edhe deklaratën e bërë pak kohë më parë të Kryeministrit britanik, Gordon Brown, i cili tha se dialogu mes partive në Kuvend është i domosdoshëm për integrimin e vendit.
Ambasadorja britanike përmendi edhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë që kanë theksuar se duhet prania e opozitës në Kuvend. Vetëm një ditë më parë, Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian vlerësoi zhvillimet në Shqipëri dhe bëri thirrje për dialog politik në Kuvend. Deklarata u bë nga Ambasadorja dhe Përfaqësuesja e Përhershme e Suedisë në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë Veronika Bard-Bringéus. “BE gjithashtu i inkurajon të gjitha partitë politike në Shqipëri për të ndjekur një dialog konstruktiv politik. Në veçanti, duke mbajtur një dialog të përhershëm në parlament është një element kyç i demokracisë. Për përparimin ambicioz në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku dhe ngrihen mbi politikat e ngushta të partive”, - thuhej në këtë deklaratë. Nga ana tjetër, Be ka vlerësuar zhvillimet në Shqipëri, kjo referuar raportit të dorëzuar në Këshillin e Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë nga ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch. Në deklaratën e ambasadores Veronika Bard-Bringéus thuhej se “Bashkimi Evropian është i kënaqur të vërë në dukje se zhvillimet inkurajuese janë ndërmarrë në Shqipëri që nga fjalimi i fundit i ambasadorit Bosch në Këshillin e Përhershëm një vit më parë. Gjatë periudhës raportuese, Qeveria e Shqipërisë ka vazhduar të ushtrojë përpjekjet për të siguruar përputhjen me angazhimet e OSBE-së dhe të përparojë pa probleme, në tërësi, për zbatimin e Stabilizimit dhe Asociimit me BE-së që ka hyrë në fuqi këtë vit”.