E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja britanike flet nga Shkodra per zhvillimet politike

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në vendin tonë Fiona Mcllwham gjatë vizitës së saj në Shkodër komentoi zhvillimet e fundit politike. Ajo u shpreh se “është shumë me rëndësi që palët kanë nisur të bashkëpunojnë me njëra tjetrën por ne duhet të presim rezultatin final”.
Po kështu, ambasadorja komentoi edhe kërkesën e partive të vogla rreth Reformës Zgjedhore, duke thënë se ka shumë rëndësi që të gjitha forcat politike kanë mundësi të shprehin qëndrimet e veta.
Gjatë vizitës së saj në Shkodër ambasadores britanike iu dorëzuar titulli të cilin Këshilli i Bashkisë Shkodër akordoj për Edith Durham “Qytetare e Nderi”. Titulli iu dorëzua nga kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër, Bardhyl Lohja. Në këtë vizitë ambasadorja Mcllwham u takua edhe me kryetarin e Bashkisë, Lorenc Luka dhe përfaqësues të forcave politike në këshill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›