Greqi, këtë vit, më pak dhurata për festat
ATHINE - Vlerësohet se kësaj here grekët do të jenë më të shtrënguar në blerjet e tyre për festat, teksa pritet të avancojnë në reduktime të mëdha të shpenzimeve, të kufizohen vetëm në blerjen e gjërave të domosdoshme dhe në ofrimin e shumë pak dhuratave, kryesisht për fëmijët.
Këto janë disa nga rezultatet e sondazhit të kompanisë "Interview", sipas të cilës, 80% e të pyeturve thanë se sivjet do të jenë më pak bujarë në blerjet e tyre, kundrejt 62,3% në vitin 2010 dhe 41,8% në 2009.
Kategoria që do të pësojë goditjen më të madhe do të jetë ajo e veshjeve, teksa shumica e të pyeturve, 52%, deklaron se do të shpenzojë më pak para për të dhuruar një veshje.
Gjithashtu, një në tre grekë deklaron se do të shpenzojë më pak për të blerë si dhuratë libra, pajisje teknologjike dhe lodra.